Siguroni biznesin tuaj

FMT me një ekip profesional dhe të përkushtuar, Për të gjitha bizneset ju ofrojmë një paketë të plotë sherbimesh.

Kontabilitet financiar

KONTABILITET MENAXHERIAL

konsulencË tatimore

Të gjitha shërbimet të cilat ju duhen mund ti gjeni në një vend! Kontabiliteti është shtylla e një biznesi, është aktivitet shërbyes i dizajnuar për të akumuluar, për të matur dhe për të komunikuar të gjitha inforacionet financiare mbi entitetin ekonomik, biznesin dhe organizatat jofitimprurse. Ne mund të ju ofrojm zgjidhje duke mbajtur konsulencë me ju për biznesin tuaj, duke analizuar qarkullimet e biznesit në detaje dhe në fund do dalim në një rezultat apo zgjidhjen e problemit financiar të biznesit tuaj. Ne mund të ju ndihojmë edhe në anën e kontabiliteitit menaxherial dhe financiar, duke raportuar, regjistruar, kontrolluar cdo faturë apo raport që ka të bëjë me biznesin. 

Auditim tË jashtËm

Përcaktoni kushtet e biznesit

Auditimet e jashtme mund të përfitojnë një gamë të gjerë të përdoruesve në mënyra të ndryshme. Auditimi i jashtëm është një praktikë e zakonshme në kompani dhe institucione, ku profesionistë e FMT Consulting nga jashtë vlerësojnë se një kompani po punon në mënyrë korrekte në lidhje me proceset që ajo ndërmerr dhe kuadrin e saj rregullator. Një auditim mund të ndihmojë në identifikimin e dobësive të dy funksioneve të kompanisë të kontabilitetit dhe kontrollit. 

Auditim tË brendshËm

Përcaktoni kushtet e biznesit

Auditimi i brendshëm është aktiviteti i ngarkuar për të analizuar dhe vlerësuar proceset e menaxhimit, kontrollit dhe drejtimit të rrezikut të një kompanie. Fusha e auditimit të brendshëm përcaktohet ekskluzivisht nga menaxhmenti ose bordi i drejtorëve, të cilëve ekipi ynë i raporton drejtpërdrejt për rezultatet e marra. Auditimi i brendshëm ndihmon kompanitë të identifikojnë rreziqet dhe pengesat që ata mund të hasin në rrugën për të arritur objektivat e tyre të biznesit, gjithashtu vlerëson gjasat në materializimin e rrezikut dhe pasojat e tij të mundshme

Informohu

Tatimi mbi vlerën e shtuar

TVSH

Tatimi mbi vlerën e shtuar (TVSH) është një tatim i përgjithshëm, mbi konsumin e mallrave dhe shërbimeve.
TVSH-ja zbatohet si një tatim në përqindje, mbi çmimin e mallrave dhe shërbimeve dhe bëhet i pagueshëm, pasi më parë zbritet TVSH që rëndon drejtpërdrejt, elementet e kostos së mallrave dhe të shërbimeve.
Tatimi mbi fitimin

tatim mbi fitim

Organizata jofitimprurëse është e detyruar të regjistrohet për Tatimin mbi Fitimin, në rast se kryen aktivitet ekonomik dhe realizon të ardhura të tatueshme sipas përcaktimeve të ligjit 8438, Datë 28.12.1998 për Tatimin mbi të Ardhurat.
Tatimi mbi të ardhurat

tatim paga

Tatimi mbi të ardhurat personale llogaritet mbi të ardhurat e individëve.
  • Individët rezidentë i nënshtrohen detyrimit për tatimin mbi të ardhurat personale gjatë periudhës tatimore, për të gjitha burimet e të ardhurave. 
  • Individët jorezidentë i nënshtrohen detyrimit për tatimin mbi të ardhurat personale gjatë periudhës tatimore, për burimet e të ardhurave, të realizuara në territorin e Republikës së Kosovës.

KONTABILITET MENAXHERIAL

FMT është themeluar që nga viti 2011 nga Korab  Krasniqi. Që në atë kohë FMT ka punuar me shërbime të kontabilitetit, duke qëndruar besnik ndaj klientëve tanë gjerë më sot. Ka ndihmuar bizneset në të gjitha fushat e kontabilitetit si: auditim, konsulatë, regjistrim, raportim, krijim, analizë, menaxhim,  e shumë shërbime të tjera. FMT sot ofron një paket të plotë shërbimesh si: Regjistrim të bizneseve (përgatitje e dokumentacionit), Mbajtja e Librave (Libri i Blerjes, Libri i Shitjes, Libri i Shpenzimeve, Libri i Arkës, Libri i Bankës), Pasqyrat Financiare dhe analiza e tyre (Bilanci i Gjendjes, Pasqyra e të Ardhurave, Pasqyra e Rrjedhës së Parasë, Pasqyra e Ndryshimit në Ekuitet), Libri i të Punësuarve ( kalkulimi i pagave, tatimet dhe kontributet pensionale), Kontrata të ndryshme (Kontrata të Punëtorëve, Kontrata të qirasë etj), Këshilla Biznesore dhe shërbime dhe raporte tjera në bazë të kërkeses së bizneseve. Informohu më shumë rreth shërbimeve që FMT i ofron. Ne ju ndihmojmë për çdo shërbim që ju keni nevoj.