Klasifikimi i ndërmarrjeve
| Mikro ndërmarrjet ndahen në tre klasa: |
| Klasa I: Qarkullim (të hyra) vjetor neto më pak se 50,000€. |
| Klasa II: Qarkullim (të hyra) vjetor neto prej 50,000€ deri 300,000€. |
| Klasa III: Qarkullim (të hyra) vjetor neto mbi 300,000€. |
| (i) Raportimi financiar: |
| Mikro ndërmarrjet e klasës I përgatisin pasqyrën e të ardhurave për periudhën raportuese sipas parimit të parasë së gatshme ose parimit akrual të kontabilitetit, në varësi të përzgjedhjes nga vetë ndërmarrja. |
| Mikro ndërmarrjet e klasës II përgatisin pasqyrën e pozitës financiare në fund të periudhës raportuese dhe pasqyrën e të ardhurave sipas parimit akrual të kontabilitetit. |
| Mikro ndërmarrjet e klasës III, përgatisin pasqyrat financiare vjetore të plota në pajtueshmëri me Standardin Ndërkombëtarë të Raportimit Financiar për Ndërmarrjet e Vogla dhe Mesme (SNRF për NVM-të). |
| (ii) Nënshkrimi i pasqyrave financiare: |
| Për klasën I, pasqyrat financiare nënshkruhen nga drejtori ekzekutiv apo pronari. |
| Për klasën II, pasqyrat financiare nënshkruhen nga drejtori ekzekutiv/pronari si dhe nga drejtori financiar ose kontabilisti i çertifikuar. |
| Për klasën III, pasqyrat financiare nënshkruhen nga drejtori ekzekutiv dhe drejtori financiar, dhe nëse ky i fundit nuk është i çertifikuar si kontabilist, atëherë pasqyrat financiare nënshkruhen edhe nga Kontabilisti i Çertifikuar. |
| (iii) Raportet shtesë: |
| Pasqyrat financiare të mikro ndërmarrjeve të të gjitha klasave duhet të shpalosin: |
| a) numrin mesatar të të punësuarve gjatë periudhës raportuese; |
| b) totalin e pasurive dhe totalin e detyrimeve në datën e fundit të periudhës raportuese, si dhe |
| c) bazën apo parimit mbi të cilin janë ndërtuar pasqyrat financiare. |
| Sqarime shtese: |
| Pasqyrat financiare nënshkruhen nga (i) drejtori ekzekutiv ose i përgjithshëm dhe nga (ii) drejtori financiar, zyrtari kryesor financiar/kontabilisti i certifikuar* |
| Raporti i rishikimit në përputhje me standardet e rishikimit (ISRE 2400) nga auditorë ose firmë e auditimit e licencuar nga KKRF. |
| Subjektet me interes publik (SIP) |
| Institucionet financiare, që i nënshtrohen licencimit nga BQK |
| Ndërmarrjet publike dhe shoqërore dhe shoqëritë tregtare që i plotësojnë kriteret e për t’u klasifikuar si ndërmarrje apo grup i madh |
| Subjektet letrat me vlerë të të cilave janë të lejuara për tregtim në një treg të rregulluar në Republikën e Kosovës |
| Zbatimi i standardeve për përgatitjen e pasqyrave financiare – SIP (përfshihen ndërmarrjet e mëdha) |
| Pasqyrat financiare në pajtueshmëri me SNRF të plota |
| Opinioni i auditimit nga një firmë e licencuar e auditimit |
| Pasqyrat financiare nënshkruhen nga (i) drejtori ekzekutiv ose i përgjithshëm dhe nga (ii) drejtori financiar, zyrtari kryesor financiar/kontabilisti i certifikuar* |
| Kërkesat shtesë për raportim nga SIP |
| Deklarata e pajtueshmërisë – e nënshkruar nga drejtori ekzekutiv dhe zyrtari kryesor financiar |
| Raporti i menaxhmentit – një vlerësim i drejtë dhe i balancuar i zhvillimit të ndërmarrjes dhe performancës. Përfshinë rreziqet kryesore dhe pasiguritë, treguesit financiar dhe jofinanciar, çështjet e mjedisit dhe punëtorëve. |
| Deklarata e qeverisjes korporative – praktikat e qeverisjes, përshkrim i sistemeve të kontrollit të brendshëm dhe menaxhimit të rrezikut në lidhje me raportimin financiar, përbërja dhe funksionimi i organeve menaxheriale dhe mbikqyrëse dhe komitetet |
| Themelimi i komitetit të auditimit me drejtorë joekzekutiv, njëri së paku të ketë përvojë në kontabilitet ose auditim |
| Auditori i brendshëm – i pavarur dhe të ketë së paku 3 vjet përvojë punë në fushën e kontabilitetit ose auditimit |