Njoftim për tatimpagues – ATK, në implementim të Projektit: “MOSDEKLARUESIT”

Administrata Tatimore e Kosovës, rikujton të gjithë tatimpaguesit, si: persona fizikë jo-afarist, persona fizikë afarist dhe persona juridikë, se në bazë të legjislacionit tatimor janë të obliguar të: regjistrohen, mbajnë dokumentacion, deklarojnë dhe të paguajnë saktë dhe në kohë detyrimet tatimore.

Bazuar në Planin Strategjik 2022-2026 dhe Planin e Trajtimit të Rreziqeve për vitin 2022, ATK ka hartuar Planin e  Veprimit për të përmirësuar përmbushjen tatimore sa i përket Deklarimit dhe Deklarimit me vonesë, ku përmes këtij plani do të identifikoj tatimpaguesit, të cilët nuk përmbushin detyrimet e tyre sipas Ligjit, pra identifikimin e tatimpaguesve që nuk deklarojnë dhe deklarojnë me vonesë.

Trajtimi i mos deklaruesve dhe deklaruesve me vonesë do të realizohet përmes aplikimit të aktiviteteve, si në vijim:

  • Masat parandaluese, dhe
  • Masat për trajtimin e mos deklaruesve.

Administrata Tatimore e Kosovës u bënë thirrje të gjithë tatimpaguesve që të deklarojnë dhe paguajnë tatimin saktë dhe në kohë.

Administrata Tatimore e Kosovës, inkurajon të gjithë tatimpaguesit që t’u përgjigjen detyrimeve tatimore, në të kundërtën, do të ndërmerren masat e përcaktuara me legjislacionin tatimor.

Me kryerjen e detyrimeve tuaja tatimore, ju kontribuoni direkt në ofrimin e shërbimeve publike, arsimim me standarde të larta, shërbime më të mira shëndetësore dhe sociale, mbrojtje ligjore dhe siguri, si dhe infrastrukturë të përgjithshme për një mirëqenie të qëndrueshme ekonomike dhe shoqërore.

Deklarimi i tatimit është obligim ligjor!

en_USEnglish