Analiza Financiare
Analiza e pasqyrave financiare
Analiza e pasqyrave financiare është një proces gjykimi që synon të vlerësojë pozicionin financiar të kaluar dhe atë të tashmin në një kompani. Objektivi parësor i saj është përcaktimi, parashikimi dhe vlerësimi më i mirë i kushtve ekonomike dhe perforamances në të ardhmen. Përpjekjet për të bërë një analizë financiare i shohim në çdo organizatë të pajisur me autonomi financiare, siç janë: shoqëritë tregtare, firmat, shoqatat e ndryeshme, institucionet publike, ato financiare, etj. Analiza e pasqyrave financiare është një metodë e krahasimit, gjykimit ose e vlerësimit të gjendjes së vlerave të pjesëve të catuara të bilanceve, në bazë të cilave merrën vendimet e rëndësishme. Pra, analiza financiare, është një analizë e bilanceve për të kaluarën, të tashmën dhe të ardhmën e ndërmarrjës.
Vlerat e pozicioneve të bilanceve veç e veç nuk kanë rëndësi të larta analitike. Por, nëse ato i krahasojmë me vlerat e pozicioneve të tjera të bilancit atëherë vlera krahasese e tyre rritët. Për shembull, nëse i pjestojmë të hyrat nga shitja me numrin e blerësve, atëherë fitojmë një tregues mbi xhiron për një të punësuar që është një tregues i rëndësishëm mbi produktivitetin e ndërmarrjës. Objektivi i pasqyrave financiare është dhënja e informacioneve rreth pozicionit financiar, performancës financiare dhe ndryshimeve në pozicionin financiar të një entiteti, të cilat janë të përdorshme prej një game të gjerë përdorusish në marrjen e vendimeve të tyre ekonomike.
Pasqyrat financiare paraqesin fazën përfundimtare të procedimit të të dhënave të kontabilitetit dhe paraqiten si bartës të informative kontabile. Pasqyrat financiare janë prezentime financiare të strukturuara të gjendjes financiare dhe transaksioneve të kryera nga ana e ndërmarrjes. Sipas , pasqyrat financiare sigurojnë informacion për: Mjetet Detyrimet Kryegjënë Të hyrat dhe të dalat Rrjedhjen e parasë Pasqyrat financiare janë të nevojshme, sepse ato ndihmojnë përdoruesit e ndryshmëm të tyre, të marrin vendime ekonomike të drejta, si dhe të kuptojnë raportimin financiar me qëllim që të përmirësojnë vendimmarrjen.
Grupe të ndrueshme njerëzish kanë nevojë për informacione rreth aktiviteteve afariste të secilit biznes.
(a) Menaxherët e kompanisë të caktuar nga pronarët e kompanisë për të mbikëqyrur aktivitetet e përditshme të kompanisë. Atyre iu nevojiten informacione rreth situatës financiare të kompanisë – mënyrës se si është tani dhe se si pritet të jetë në të ardhmen. Kjo iu mundëson atyre arritjen e efikasitetit në biznes dhe marrjen e vendimeve efektive.
(b) Aksionarëve të kompanisë, pra pronarëve të kompanisë, të cilët duan ta dinë se sa mirë po përmbush menaxhmenti detyrat e veta. Ata duan ta dinë se sa fitimprurëse janë aktivitet e komapnisë dhe sa fitim mund të tërheqin prej biznesit për ta përdorur për qëllimet e tyre personale.
(c) Personat që punojnë me kompaninë përfshijnë furnitorët të cilët furnizojnë kompaninë me mallra me kredi (afat pagese) dhe klientët të cilët blejnë mallra ose shërbime të prodhuara nga kompania. Furnitorët kërkojnë të dijnë rreth afëtsisë së kompanisë për të paguar borxhet e veta; klientët kërkojnë të dijnë nëse kompania është një vend I sigurtë prej nga furnizohen dhe nëse është ose jo në rrezik të mbyllet.
(d) Personat që financojnë kompaninë mund të jenë një bankë e cila I lejon kompanisë të ketë një overdraft ose që I siguron kreditim afatgjatë duke i garantuar një kredi. Banka dëshiron të sigurohet se kompania është e aftë të ripaguajë pagesat e interest dhe bashkë me shumat e marra hua.
(e) Autoritetet tatimore kërkojnë të dijnë rreth fitimeve të biznesit në mënyrë që të vlersojnë tatimet e pagueshme prej kompanisë, përfshirë këtu Tatimin në vlerën e shtuar e tatime të tjera të shitjes.
(f) Punonjësit e kompanisë duhet të kenë të drejten e marrjes së informacioneve rreth situatës financiare të kompanisë, për arsye se e ardhmja e tyre, karriera dhe shuma monetare pagave dhe rrogave të tyre varet prej kësaj situate.
(g) Analistët dhe këshilltarët financiarë kanë nevojë për informacione për klientët ose personat që marrin këshilla prej tyre. Për shembull, agjentët e këmbimit të aksioneve kanë nevojë për informacione në mënyrë që të kshillojë personat që duan të investojnë; agjencitë e kreditit duan informacione në mënyrë që të këshillojë furnitorët e mundshëm të mallrave të kompanisë; de gazetarët kanë nëvojë për informacione për publikun që lexon mediat e tyre.
(h) Qeveritë dhe agjencitë e tyre janë të interesuara për alokimin e burimeve dhe si pasojë për entitetet e biznesit. Ato gjithashtu kërkojnë informacione në mënyrë që të marrin të dhëna për statistika kombëtare
(i) Publiku i gjerë. Entitetet kanë ndikim mbi elementët e publikut të gjerë në një sërë mënyrash. Për shembull, nëpërmjet krijimit të vendeve të punës dhe përdorimit të furnitorëve vendas ato kontribojnë në ekonominë vendore. Një faktor tjtër i rëndësishëm është efekti i këtij entiteti mbi ambijentin, për shembull ndikimi mbi ndotjen.
Përdoruesit e pasqyrave financiare
Në çdo analizë të pasqyrave financiare, edhe ajo që ka për objekt rrjedhjet financiare, duhet të ndjek një procedurë të caktuar. Hapat e kësaj procedurë që duhet ndjekur gjatë një analize financiare cilësore janë:
Mbledhja dhe formimi i dokumentacionit kontabël,
Klasifikimi dhe kontimi i të dhënave në librat afarist,
Hartimi i raporteve financiare.
Procesi i kontabilitetit apo sisitemi i raportimit financiar, të cilat gjenerojnë informacionin financiar për përdoruesit e jashtëm duhet të përfshijnë ato pasqyra kryesore financiare të cilat janë të domosdoshme për t’u përgaditur dhe raportuar siç specifikohet në Standardet Ndërkombëtare të Kontabilitetit. Sipas SNK/IAS një komplet i tillë i pasqyrave përfshinë:
Bilanci i gjendjes (pasqyra e pozicionit financiar),
Pasqyra e të ardhurave,
Pasqyra e rrjedhjeve të arkës (rrjedhjet e parasë së gatshme),
Pasqyra e ndryshimeve në ekuitet,
Politikat e kontabilitetit dhe shënimet shpjeguese.
Në këtë punim ne do t’i trajtojmë kryesisht tre pasqyrat e para, të cilat përndryshe janë ndër raportet më të kërkuara. Pasqyrat financiare lidhen me njera tjetrën, sepse marrin shifra nga njëra tjetra, p.sh., bilanci i gjendjes merr mga pasqyra e ndryshimit të kapitalit, kapitalin në datën e ndërtimit të bilancit (në fund të periudhës), pasqyra e ndryshimeve në kapital merr nga pasqyra e të ardhurave dhe shpenzimeve shumën e të ardhurës neto të realizuar gjatë periudhës, pasqyra e rrjedhjave të arkës merr nga pasqyra e lëvizjes së kapitalit investimet dhe tërheqjet e pronarit, etj. Të katër pasqyrat së bashku japin në mënyrë të plotë dhe sistematike informacionin që u nevojitet të tretëve për një ndërmarrje të caktuar, pavarësisht nga madhësia e saj.
Analiza e pasqyrave financiare është një process kompleks që kërkon dije të thella e të gjithanëshme jo vetëm në fushën e kontabilitetit, por kërkon njohuri të mira në fushen makroekonomike, mikroekonomike, ashtu edhe në fushën e metodave statistikore e matematikore me anën e të cilave maten dhe studiohen nivelet, tendencat dhe lidhjet ndërmjet treguesve të ndryshëm ekonomikë e financiarë e të faktorëve që ndikojnë në ndryshimin e tyre.
Ekzistojnë analizatë ndrysheme në varësi të asaj se nga kush bëhen dhe për qafrë qëllimi bëhën, kështu kemi analiza horizontale dhe veritikale, analiza të brendëshme dhe të jashtme, analiza statike dhe dinamike, analiza historiek dhe te perspektives, etj.
. Bilanci i gjendjes
Bilanci i gjendjes jep informacion të vlefshëm financiar për një kompani të caktuar, sidomos kur veprimtaria e saj shtrihet prej disa vitesh dhe shqyrtohet bashkërisht me pasqyrat e tjera financiare. Që të mund ta realizojmë këtë objektiv, bilanci i gjendjes duhet të jetë i lexueshëm dhe duhet të dimë ta lexojmë atë. Por, sidoqoftë duhen njohur paraprakisht llogaritë bazë të bilancit, kuptimi i tyre, funksionimi dhe lidhja e secilës llogari me bilancin dhe me pasqyrat tjera financiare.
Bilanci i gjendjes është thjeshtë një listë e të gjitha pasurive që biznesi zotëron dhe të gjitha detyrimeve që ai ka në një datë të caktuar. Secilës pasuri dhe detyrim i caktohet një shumë përkatëse monetare. Bilanci i gjendjes në një ndërmarrje jep përgjigje se çfarë kanë investuar pronarët e saj.
Me fjalë tjera bilanci i gjendjes, paraqet një lloj të pasqyrës krahasuese tabelare dyanësore, në njëren anë pasqyrohen të gjitha mjetet dhe në anën tjtër të gjitha burimet e mjeteve me të cilat disponon kompania në një datë të caktuar. Apo thënë ndryshe, bilanci i gjendjes paraqitet në formë të pasqyrës së dyanshme, në anën e majtë – Aktivi ( ku përfshihen astete të tilla si; toka, ndërtesa, makinat, mjetet monetare, etj), ndërsa në anën e djathtë – Pasivi (ku paraqiten detyrimet dhe kapitali i pronarit/ve).
Pasqyra e të ardhurave
Pasqyra e të ardhurave është një regjistër i të hyrave të gjenruara dhe shpenzimeve të ndodhura për një periudhë kohore.
Kjo pasqyrë tregon nëse biznesi ka pasur më shumë të hyra se sa shpenzime (pra fitim) ose e kundërta (humbje). Pasqyra e të ardhurave reflekton efektet operative menaxheriale në përmasat e biznesit dhe rezultatin e tyre në fitim apo humbje për pronarët e biznesit gjatë një periudhe të caktuar kohore. Fitimi apo humbja e llogaritur në pasqyren e të ardhurave rrit apo zvogëlon pasurinë e aksionarit në bilancin e gjendjes.
Pasqyra e rrjedhjeve të arkës
Pasqyra e rrjedhjeve të arkës duhet të paraqitet si një pjesë integrale e pasqyrave finnaciare të një entiteti. Të gjitha llojet e entiteteve mund të japin informacione të dobishme rreth rrjedhjave të arkës pasi nevoja për para të gatshme është universale, cilado qoftë natyra e aktiviteteve që gjenerojnë të hyra. Pra të gjitha entiteteve iu kërkohet me standard të përpilojnë një p.sqyrë të rrjedhjave të arkës.
Njohja e bazave të menaxhimit financiar
Menaxhimi financiar përbën bazën e shëndetit personal, duke përfshirë një gamë aktivitetesh thelbësore për arritjen e stabilitetit financiar dhe zhvillimin. Nëse po eksploroni financat personale, zotërimi i këtyre bazave është thelbësor. Ky udhëzues synon të përshkruajë parimet kryesore të menaxhimit financiar, duke junxitur të merrni vendime të informuara që mbështesin mirëqenien tuaj financiare.