Regjistrimi i biznesit

Regjistrimi i të gjitha bizneseve në ARBK dhe përgatitje e dokumentacionit.

FMT është partneri juaj i besueshëm për përgatitjen e të gjitha dokumentacioneve të nevojshme për aplikimin e regjistrimit të biznesit tuaj. Ne ofrojmë një gamë të gjerë të shërbimeve për të udhëzuar ju në çdo hap të këtij procesi të rëndësishëm.

Regjistrimi i biznesit

Regjistrimi i të gjitha bizneseve në ARBK dhe përgatitje e dokumentacionit.

FMT është partneri juaj i besueshëm për përgatitjen e të gjitha dokumentacioneve të nevojshme për aplikimin e regjistrimit të biznesit tuaj. Ne ofrojmë një gamë të gjerë të shërbimeve për të udhëzuar ju në çdo hap të këtij procesi të rëndësishëm.

Pasqyrat financiare

Bilanci i gjendjes, pasqyra e të ardhurave, pasqyra e rrjedhës së parasë, pasqyra e ndryshimit në ekuitet.

Në përkushtohemi edhe në përpilimin dhe strukturimin e pesë pasqyrave financiare të nevojshme për biznesin tuaj, jemi kujdesur të përfshijmë një gamë të gjerë të dokumenteve financiare që do të ofrojnë një pamje të plotë dhe të detajuar të performancës së financave të biznesit tuaj.

Libri i të punësuarve

Kalkulimi i pagave, tatimet dhe kontributet pensionale.

Ne përfshijmë kalkulimin e pagave për punonjësit tuaj, duke përfshirë çdo elementet si pagesat baze, bonuset, ose pagesat për orë shtesë. Përveç kësaj, ne kujdesemi për kalkulimin e tatimit në pagat e tyre, duke identifikuar dhe zbatuar të gjitha detyrimet tatimore në përputhje me ligjin dhe rregulloret aktuale. Në librin e punësuarve gjithashtu përfshihen kontributet pensionale, duke siguruar që të gjitha kontribute të duhura të shlyhen në kohë dhe në përputhje me rregulloret e pensioneve.

Deklaratat tatimore në ATK

Deklaratat mujore, tremujore, vjetore, deklaratat e pagave të punëtorëve, deklarata e qirasë.

Ligji kërkon që të gjitha bizneset të përmbushin detyrimet e tyre ndaj shtetit. Në këtë drejtim, ne jemi të gatshëm të ofrojmë ndihmë për klientët tanë në përpilimin dhe dorëzimin e deklaratave mujore, tre mujore dhe vjetore në ATK. Përveç deklaratave të tatimeve, ne gjithashtu ofrojmë asistencë në deklarimin e punonjësve dhe në llogaritjen e kontributeve të tyre në sigurimet shoqërore. Në fund, përjashtimisht nga detyrimet tatimore dhe sigurimet shoqërore, ne ofrojmë ndihmë edhe për deklarimin e qerajeve të lokalit apo tokës ku biznesi kryen aktivitetet e tij.

Kontrata të ndryshme

Kontrata të punëtorëve, kontrata të qirasë.

FMT ju siguron edhe strukturimin e kontratave për të cilat ju keni nevojë duke filluar nga kontarata e punëtorëve e deri të kontratat e qerasë.

man, sign, paper-5710164.jpg
consulting, edp, businessman-3031678.jpg

Këshilla biznesore

Kompania jonë këshillon të gjitha llojet e bizneseve, fizike dhe juridike.

Nëse bizneset kanë nevojë për këshilla financiare apo menaxheriale, FMT është gjithmonë e hapur të këshilloj të gjitha llojet e bizneseve për cfarëdo situate që ata kanë nevojë që të gjejnë problemin apo zgjidhjen.

Auditim

Auditim i brendshem dhe i jashtëm

Me stafin profesional të FMT, jemi në gjendje të ofrojmë shërbime të specializuara për auditimin e firmave në të gjitha fushat e veprimtarisë, duke përfshirë auditimin e jashtëm dhe të brendshëm. Me një ekip të kualifikuar dhe me përvojë të gjerë në fushën e auditimit, ne jemi në dispozicion për të kryer auditime të qëndrueshme dhe të sakta për biznese të çfaëdoshme.

laptops, meeting, businessmen-593296.jpg

NA KONTAKTONI

Klikoni në butonin më poshtë për të na kontaktuar

en_USEnglish