Zbritja e gjobave
LIGJI NR.08/L-257
Neni 110 – Zbritja e gjobave
- Në rastin kur tatimpaguesi i cili i nënshtrohet një ose më tepër gjobave të përcaktuara në
nenet prej 97 deri 108 të këtij ligji, vullnetarisht informon ATK për detyrimin e tij, përpara se së
pari të jetë njoftuar për një inspektim tatimor të mundshëm nga ATK, i cili do të mund zbulohej
nga ATK, gjobat e mundshme janë njëzetepesë përqind (25%) e gjobave që do të zbatoheshin.
GAZETA ZYRTARE E REPUBLIKËS SË KOSOVËS / Nr. 5 / 12 JANAR 2024, PRISHTINË
63
LIGJI NR.08/L-257 PËR ADMINISTRIMIN E PROCEDURAVE TATIMORE - Në rastin kur tatimpaguesi informon vullnetarisht ATK pasi tatimpaguesi së pari njoftohet
lidhur me një inspektim tatimor të mundshëm, por përpara se ATK të fillojë këtë inspektim,
gjobat maksimale janë pesëdhjetë përqind (50%) e gjobave që do zbatoheshin. - Aty ku tatimpaguesi me detyrim tatimor të pashlyer, paguan detyrimin tatimor së bashku me
interesin me një pagesë të njëhershme, gjobat e aplikuara sipas këtij ligji, përveç gjobave sipas
nenit 104, do të zbriten në tridhjetëpërqind (30%). - Aty ku tatimpaguesi me detyrim tatimor të pashlyer, hyn në marrëveshje me shkrim për të
paguar tatimin e pashlyer me dy ose më tepër këste, i përmbush kushtet e marrëveshjes me
shkrim, dhe i kryen në kohë të gjitha detyrimet e tjera tatimore gjatë kohës së asaj marrëveshjeje,
gjobat e aplikuara sipas këtij Ligji, përveç gjobave sipas nenit 103, do të zbriten në pesëdhjetë
përqind (50%). - Administrata Tatimore e Kosovës ka të drejtë të zvogëlojë ose heq çdo gjobë të vlerësuar,
apo propozuar, në baza sipas rastit, në rastet kur personi obligues për ndonjë tatim dëshmon
shkaqe të arsyeshme, besim të mirë, vështirësi të madhe ose arsye të tjera të cilat do të ngritin
efektivitetin e ATK. - Administrata Tatimore e Kosovës shqyrton kërkesat për zbritjen e gjobave dhe merr vendim
bazuar në rishqyrtimin e fakteve dhe rrethanave. - Çdo ndëshkim i aplikuar sipas këtij Ligji, përveç gjobave sipas nenit 103, nëse paguhet
brenda afatit pesëmbëdhjetë (15) ditë kalendarike nga data e njoftimit për aplikim të gjobës,
paguhet vetëm pesëdhjetë përqind (50%) e vlerës së gjobës të aplikuar. - Në rastet kur tatimpgauesi raporon keqpërdorimin dhe ofron prova të mjaftueshme se një
zyrtar tatimor ka keqpërdorur detyrën e tij zyrtare, Drejtori i ATK mund të nxjerrë vendim që
tatimpaguesit t’i lejohet korrigjimi i deklaratës tatimore mbrenda afatit tre (3) muaj pa qenë
subjekt i ndëshkimeve të përcaktuara me këtë Ligj. - Për zbatim të këtij neni, Ministri nxjerrë akt nënligjor.