Administrata Tatimore e Kosovës, i bënë thirrje sektorit të gastronomisë.
Administrata Tatimore e Kosovës, i bënë thirrje sektorit të gastronomisë – hotelerisë që të përmbushin të gjitha detyrimet tatimore të parapara me legjislacionin tatimor, si:
Deklarimi dhe pagesa e saktë e tatimit;
Regjistrimi i të punësuarve, si dhe pagesa e tatimin në paga dhe pensionet për të punësuarit;
Pajisja me arkë fiskale dhe lëshimi i kuponëve fiskal;
Deklarimi saktë i organizimit të ahengjeve;
Mbajtja e evidencave lidhur me këngëtarët gjatë mbrëmjeve muzikore, etj.