Deklarata tatimore
LIGJI NR.08/L-257
PËR ADMINISTRIMIN E PROCEDURAVE TATIMORE
Neni 13
Deklaratat tatimore
- Çdo person që i nënshtrohet çdo lloj tatimi sipas legjislacionit në fuqi në Republikën e
Kosovës, dorëzon në ATK ose tek bankat apo institucionet financiare të licencuara nga Banka
Qendrore e Republikës Kosovës (në tekstin e mëtejmë: BQK), një deklaratë të plotësuar sipas
kërkesave të këtij ligji. - Kur një person obligohet të dorëzojë një deklaratë tatimore, por nuk e ka bërë atë, ATK ka
autorizim të kërkojë që personi i tillë të dorëzojë një deklaratë tatimore. Kur kërkesa e tillë nuk
është plotësuar, ATK mundet të ushtrojë autorizimin e paraparë në nenin 15 të këtij ligji. - Deklarata tatimore dorëzohet në formën e përgatitur nga ATK, e përcjellë me udhëzimet
përkatëse. - Deklarata tatimore përfshin numrin identifikues të tatimpaguesit, si: numrin unik identifikues
apo numrin fiskal, llogaritjen e detyrimit tatimor dhe të gjitha informatat tjera sipas legjislacionit
në fuqi. - Deklarata tatimore nënshkruhet nga tatimpaguesi ose përfaqësuesi i tatimpaguesit nën
ndëshkimin me përgjegjësi penale për dhënie të informatave të rreme lidhur me këtë. Nëse
deklarata tatimore është përgatitur nga një këshilltar tatimor, i njëjti nënshkruan deklaratën
dhe jep numrin e tij identifikues si tatimpagues. Deklarata tatimore e cila dorëzohet në mënyrë
elektronike konsiderohet e nënshkruar. ATK nuk pranon:
5.1. asnjë kreditim të TVSh së zbritshme, i cili nuk është mbështetur me fatura të vërteta
dhe të sakta; dhe
GAZETA ZYRTARE E REPUBLIKËS SË KOSOVËS / Nr. 5 / 12 JANAR 2024, PRISHTINË
16
LIGJI NR.08/L-257 PËR ADMINISTRIMIN E PROCEDURAVE TATIMORE
5.2. çdo shpenzim nga blerjet që lidhen me mallrat dhe/ose shërbimet, të cilat nuk janë
të faturuara ose të dokumentuara si të vërteta dhe të sakta, për qëllime të tatimeve në
të ardhura. - Data për dorëzimin e një deklarate tatimore përcaktohet në legjislacionin e lidhur me tatimin
përkatës. - Nëse data e deklarimit e përcaktuar në legjislacion nuk është ditë pune në Republikën e
Kosovës, datë e deklarimit do të jetë dita e parë e punës që pason pas asaj date.