Rritja e të hyrave tatimore

Rritja e të hyrave tatimore

Vazhdon trendi rritës i të hyrave tatimore, 356.5 milionë euro të hyra vetëm për periudhën janar-prill 2024

Administrata Tatimore të Kosovës vazhdon me trendin rritës të të hyrave, ku vetëm për periudhën janar-prill 2024 ka arritur të mbledhë 356.5 mil euro, apo 38.9 milionë euro më shumë se në periudhën e njëjtë të vitit të kaluar, apo shprehur në përqindje 12.3 %. Ndërsa në raport me planin kemi tejkalim të planit për 7.9 milionë euro apo 2.3%.

Përmbushja vullnetare e obligimeve tatimore vazhdon të mbetet prioritet kryesor, duke u siguruar që tatimpaguesit të paguajnë shumën e saktë tatimore, dhe duke ndërmarrë veprimet e duhura ligjore ndaj tatimpaguesve mospërmbushës.

Reformat e realizuara vitet e fundit, ofrimi i shërbimeve ndaj tatimpaguesve, rritja e përgjegjësisë dhe llogaridhënies, janë disa nga faktorët që kanë ndikuar në rritjen e të hyrave.

ATK iu bënë thirrje të gjithë tatimpaguesve që t’i kryejnë obligimet tatimore, në mënyrë që mos të bëhen objekt i gjobave dhe ndëshkimeve të parapara me ligj, gjithashtu falënderon të gjithë tatimpaguesit, të cilët i kryejnë saktë dhe me kohë obligimet tatimore.

en_USEnglish